E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prag lufte? Potreti i frikshëm i SHBA shfaqet në mes të Iranit
Bota

Prag lufte? Potreti i frikshëm i SHBA shfaqet në mes të Iranit

Irani ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë paralajmërues ndaj Shteteve të Bashkuara, duke sinjalizuar se çdo tentativë për ndërhyrje ushtarake do të përballej me pasoja serioze. Mesazhi u materializua përmes një posteri gjigant të vendosur në një nga sheshet kryesore të Teheranit, në një moment kur prania ushtarake amerikane në rajon po shtohet.

Imazhi i ekspozuar paraqet një aeroplanmbajtëse amerikane të goditur rëndë: avionë luftarakë të shkatërruar, flakë mbi kuvertë dhe trupa të pajetë, ndërsa gjaku që derdhet në det krijon forma që të kujtojnë ngjyrat e flamurit amerikan. Mesazhi shoqërues është i prerë: “Nëse mbjell erën, do të korrësh stuhinë”.

Pankarta u vendos në Sheshin Engellab, një hapësirë e njohur për tubime dhe mesazhe të mbështetura nga shteti iranian, pikërisht në kohën kur aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, së bashku me anijet shoqëruese, po lëviznin drejt Lindjes së Mesme. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se dislokimi i flotës është bërë “për çdo eventualitet”, duke shtuar se “mund të mos ketë nevojë të përdoret”.

Nga ana tjetër, retorika nga Teherani është ashpërsuar. Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike deklaroi së fundmi se forcat iraniane janë “më të përgatitura se kurrë”, duke theksuar se janë në gatishmëri të plotë për çdo skenar.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë të tensionohen. Kriza u thellua pas shtypjes së protestave në Iran, ku mijëra persona humbën jetën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u arrestuan. Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime ushtarake nëse autoritetet iraniane vazhdojnë represionin dhe ekzekutimet.

Presidenti amerikan ka pretenduar gjithashtu se presioni ndërkombëtar ka ndikuar në ndalimin e ekzekutimit të qindra protestuesve të arrestuar, një pohim që është mohuar kategorikisht nga prokuroria e lartë iraniane, e cila e ka quajtur atë “plotësisht të pavërtetë”.

Në reagimet e fundit, Trump deklaroi se çdo përplasje e re ushtarake do ta bënte ofensivën amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershorin e kaluar “të dukej si diçka e papërfillshme”. Sipas Pentagonit, forcat ajrore amerikane kanë të dislokuar në rajon avionë F-15E Strike Eagle, ndërsa Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi praninë e avionëve Typhoon në Katar, të vendosur aty për qëllime mbrojtëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.