E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pranga 22-vjeçares shqiptare në Selanik, la fëmijën e saj 4 muajsh, të vetëm në makinë dhe shkoi që të bënte pazar
Lajme

Pranga 22-vjeçares shqiptare në Selanik, la fëmijën e saj 4 muajsh, të vetëm në makinë dhe shkoi që të bënte pazar

Oficerët e policisë në Selanik arrestuan pasditen e së enjtes, një nënë shqiptare, pasi akuzohet se la fëmijën e saj 4 muajsh, të vetëm në makinë dhe shkoi që të bënte pazar. Bëhet fjalë për një 22-vjeçare, e cila shoqërohej dhe nga një 27-vjeçare, që po ashte u arrestua.

Arsyeja e arrestimit ishte pasi dy femrat e kishin lënë foshnjën në një makinë për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaias. Foshnja në makinën e parkuar jashtë dyqanit u pikas nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë. Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur dhe me dritare gjysmë të hapura.

Punonjësit e policisë së repartit Pylaia-Hortiatis lokalizuan dy shqiptaret brenda në dyqan, ku dhe u arrestuan. Ndaj dy vajzave rëndon akuza e ekspozimit të të miturit para rrezikut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.