E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pranga 53-vjeçarit nga   Shijaku, kërkohej nga Interpoli për përdhunim
Lajme

Pranga 53-vjeçarit nga Shijaku, kërkohej nga Interpoli për përdhunim

Policia e Shtetit ka arrestuar një burrë 53 vjeç nga Shijaku, i cili person në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari quhet Eqerem Dërvishi dhe ishte i dënuar në Itali për përdhunim me 5 vite burg. Dervishi do të ekstradohet në Itali, ku duhet të vuajë dënimin.

Policia njoftoi se po vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht: Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet e Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.