E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pranga në Elbasan: 3 klientë kundërshtuan policinë
Publik News

Pranga në Elbasan: 3 klientë kundërshtuan policinë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku tre klientë kanë përfunduar në pranga pasi iu turrën me egërsi patrullës së policisë që mbylli muzikën e lokalit dhe gjobiti me 1 milion lekë, pronarin.

Policia e Elbasanit tha se arrestuan Jani  Tafanin, 52 vjeç,  Dritan Begollin, 42 vjeç dhe Olsi Ebejën, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë në momentin kur Policia e Elbasanit po kontrollonte lokalet që kishin ende muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Patrulla ka konstatuar se në lagjen “Luigj Gurakuqi”,  lokali në pronësi të shtetasit R.T, vijonte të ishte i hapur dhe me muzikë muzikë.

Në momentin që ka shkuar patrulla për të mbyllur lokalin dhe ndëshkuar me masë administrative pronarin e lokalit, tre të arrestuarit që ishin klientë në këtë lokal kanë tentuar për të penguar me forcë punonjësit e policisë për të vendosur masën administrative pronarit të lokalit.

Në përfundim është bërë arrestimi i tyre për “Kundërshtimin e punonjësit të policisë” dhe  pronari i lokalit, R.T, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.