Prangat po i shkallojnë Oligarkët. Mos i mbështesni këta maskarenj në protestë, lërini të hanë kokat me njëri-tjetrin!
Prangat po i shkallojnë oligarkët. Mos i mbështesni këta maskarenj në protestë, lërini të hanë kokat me njëri-tjtrin!
Tashmë gjërat janë të qarta si drita e diellit. Oligarkët, të mbetur për momentin pa pushtet do të dalin nesër në proteste, kundër Oligarkëve në pushtet. Atyre që po organizojnë protestën i kanë ngecur makinat e parave, që numeronin milionat e vjedhura.
Kjo i tmerron Oligarkët, por kur kjo shoqërohet me ftohtësinë e prangave në duar, atherë Oligarkët tërbohen fare…. E shikoni si i jane sulur me çdo mjet Oligarkëve në pushtet?
Vetëm e vetëm se makinat që numërojne paratë e tyre punojnë çdo natë. Punojne me kapacitet të plote. Numërojnë miliona e miliona, çdo natë. Para Buxheti,Tendera, Droge, Krimi, çfarë të mundin. Kjo i shkallon Oligarkët përballë, organizatorët e “protestes ” së nesërme. Kjo është kauza e protestes se nesërme.
Turp kush i mbeshtet këta maskarenj. Lërini vetëm se dita e dhënies llogari po afron. Ata kanë vjedhur ëndrrat tuaja, të ardhmen tuaj dhe të fëmijeve tuaj. Mos i krijoni mundësinë të fshihen mes jush. Mos i jepni fuqi maskarenjve,sepse do të jepni llogari para ndërgjegjes dhe fëmijeve tuaj. Lërini të hanë kokat me njëri-tjetrin. Kuptojeni kurthin që ju kanë ngritur. Nesër do te jëtë vonë./Bluesbrothers
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



