Prangoset 52-vjeçari /E kishte kthyer shtëpinë në magazinë ilaçesh kontrabandë
Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 52-vjeçar i cili tregtonte medikamente të kontrabanduara. Bëhet e ditur se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një qytetar mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, policia organizoi operacionin policor të koduar “Medicines”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicines”u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Po ashtu, nisën hetimet për një 47-vjeçare, banuese në Tiranë. Ajo u kap nga policia në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që po i blinte një sasi medikamentesh te 52-vjeçari.
Gjatë kontrollit të bërë në banesën e 52-vjeçarit të arrestuar, policia gjeti një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



