E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prangoset 61-vjeçari, i biri pjesë e grupit që po përgatitej të kryente vrasje
Lajme

Prangoset 61-vjeçari, i biri pjesë e grupit që po përgatitej të kryente vrasje

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu gjet një pistoletë, municion luftarak dhe thikë, të fshehura në magazinën e tij në lagjen “Bashkimi” në Vlorë.

Sipas uniformave blu, 61 vjeçari me iniciale V. A., është babai i një prej pjesëtarëve të grupit kriminal që po përgatiteshin të kryenin një vrasje.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit V. A., në lagjen “Bashkimi”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë”, raporton policia.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Djali i 61-vjeçarit, Marigel Aliaj u vendos në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, pasi dyshohet se po përgatitej për të kryer vrasje në bashkëpunim me Tesi Bashon.

Dy anëtarët e grupit kriminal u arrestuan nga forcat RENEA mbrëmjen 17 shtator 2023 në një lokal në Vlorë.

Vëllai i të fortit të Selenicës, Tesi Basho dhe 33-vjeçari Mariglen Aliaj po qëndronin me 2 pistoleta të gatshme për qitje në ambientet e lokalit në lagjen “Lef Sallata”.

Në pranga kanë rënë edhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal ku bënin pjesë Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.

Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 4”, për kapjen e 61-vjeçarit që kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Sekuestrohen pistoleta, thika dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante të fshehur në magazinën e tij, në lagjen “Bashkimi”, armë zjarri dhe municion luftarak, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 4”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit V. A., në lagjen “Bashkimi”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.