E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prangoset një përmbarues në Tiranë, akuzohet për 32 mijë euro.
Lajme

Prangoset një përmbarues në Tiranë, akuzohet për 32 mijë euro.

Një përmbarues është vënë në pranga nga policia  gjatë operacionit të koduar “Debitori”.

Seksioni për Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Debitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i Fatos Alimadhi, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pas një pune 7 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi  duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej  32.255 euro.

Gjithashtu Përmbaruesi gjyqësor i është shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me  vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por  ky apartament është shitur disa herë më ulët  se kjo vlerë që para shikon ligji, duke  bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën    prej  32.255 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.