E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prangoset oficeri i burgut të Burrelit
Lajme

Prangoset oficeri i burgut të Burrelit

Një oficer i Policisë së IEVP Burrel është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBSB) pasi është autor i dyshuar i veprave penale ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Në datë 06 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

Mësohet se efektivë të Policisë së Burgjeve kanë mbërritur në Burgun e Burrelit të premten rreth orës 22.00 dhe pasi kanë kontaktuar me oficerin Patushi i kanë komunikuar atij urdhrin e Krimeve të Rënda për ta arrestuar. Pas prangosjes, ai është transferuar nga mjediset e burgut në dhomat e izolimit të Komisariatit të Policisë Mat, ku do të mbahet deri të hënën dhe më pas do të vlerësohet masa e sigurisë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Aktualisht, vetëm njëri nga të dënuarit është prononcuar publikisht se Albert Patushi i ka marrë lekë dhe nuk ia ka kthyer, por dyshimet janë se ai ka mashtruar disa prej të dënuarve. Është hetuar prej muajsh nëse ai ka mashtruar dhe ka ndikuar në uljen e dënimit, transferimin e të dënuarve, dhunimin fizik të tyre, etj..

Hetimet kërkojnë të faktojnë nëse ky zyrtar i institucionit të rëndësisë së veçantë ka shërbyer si sekser në marrëdhënie me prokurorë apo gjyqtarë të Matit, pasi ka dyshime se ai ka ndikuar në lirimin e disa personave me kusht, duke paguar shuma të caktuara për zyrtarët e drejtësisë. I dënuari Klajdi Kurti ka kontaktuar mediat nga ku shprehet se Albert Patushi i ka marrë 2.8 mln lekë të vjetra dhe nuk ia ka kthyer. Sipas tij, punonjësi, i cili ushtron detyrën e specialistit të trupës në këtë burg, u ka marrë para dhe të dënuarve të tjerë dhe i përdorte ato në loto dhe skedina gjatë ndeshjeve të fundit.

“Albert Patushi, më ka mashtruar duke më marrë 2-3 herë lekë. E kam incizuar kur ia kam dhënë lekët. Ai më mban me rrena dhe nuk m’i kthen ato”, është shprehur Kurti. Ky i dënuar është lejuar prej vitesh të realizojë punime artistike të ndryshme, të cilat ia shesin të afërmit. Ai ka pohuar se paratë i ka dhënë në mirëbesim në formë borxhi, pasi Patushi i kishte thënë se ka një fëmijë të sëmurë. Por kur paratë i janë vonuar, ai ka zbuluar se paratë e tij i ka përdorur për skedina të Botërorit.

Me 29 qershor 2018 ishte dita e fundit kur oficeri duhej t’i kthente paratë. Kjo nuk është mundësuar dhe ai ka alarmuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, drejtorinë e Burgut të Burrelit, madje ka kërcënuar se do të hakmerret.

“Nëse Patushi nuk dënohet, unë atëherë do të kryej një krim tjetër dhe do të mbetem më gjatë në burg. Janë më shumë se 10 të dënuar të tjerë, që kanë të njëjtin hall. Oficeri në fjalë u ka marrë nga 6-7 mijë dollarë dhe nuk ua ka kthyer”, ka deklaruar për hetuesit Klajdi Kurti. Akuzat e të dënuarve për Patushin dhe persona të tjerë janë se ata kanë ndërhyrë për lirimet me kusht, duke përdorur metoda të ndryshme, raporte mjekësore të falsifikuara, lekë për gjyqtarët e prokurorët si dhe njohjet e ndryshme me anëtarët e trupit gjykues. Prej vitesh, oficerë dhe drejtues të institucionit u kanë marrë para të dënuarve në një kohë që atyre nuk u lejohet të mbajnë para me vete, pasi ka rregulla strikte për përdorimin e tyre.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.