PRANOHET KËRKESA E TAHIRIT PËR GJYKIM TË SHKURTUAR
Sapo ka përfunduar seanca e radhës gjyqsore për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë.
Kështu, trupa gjyqsore sapo ka dalë me vendim se pranon kërkesën e avokatit mbrojtës së Tahirit për gjykim të shkurtuar të çështjes, raporton newsbomb.al.
Paraditen e sotme, Tahiri dhe Maks Haxhia avokati i tij u paraqitën në gjykatë pas shtyrjes së procesit javën e kaluar kur prokuroria pretendoi për humbjen e materialeve të çështjes.
Tani pritet vetëm një seancë për paraqitjen e konkluzioneve. Prokuroria kërkoi 15 ditë kohë në dispozicion, e kundërshtuar kjo nga avokati mbrojtës, nën argumentimin se prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për gjithë materialet në dosje. Gjykata e mbledhur serish pas kerkeses se prokurorise vendosi qe seanca e radhes te jete ne 10 shtator 2019, ku organi i akuzes do te paraqese konkluzionet e veta.
Tahiri, në detyrën e ministrit të brendshëm akuzohet për një sërë veprash penale, duke përfshirë trafikun e lëndëve narkotike, të paprovuara këto nga ana e prokurorisë.
Ndaj Tahirit janë ngritur tre akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco










