E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Preç Zogaj fiton betejën me COVID-19, tregon për 2 të afërmit që humbi nga koronavirusi
Publik News

Preç Zogaj fiton betejën me COVID-19, tregon për 2 të afërmit që humbi nga koronavirusi

Prej 3 javësh së bashku me bashkëshorten ishte i infektuar me koronavirus, ndërkohë që ditën e sotme gazetari Preç Zogaj ka marrë lajmin e mirë, pasi përgjgja e tamponëve e ka nxjerrë negativ.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari falenderon mjekët që i qëndruan pranë, ndërsa shprehet se fëmijët e tij sot morën frymë të lehtësuar pas përgjigjeve të tamponëve.

Ndërkohë Zogaj ka rrëfyer se për shkak të koronavirusit ka humbur dy njerëz të afërm, vëllezërit e gruas së tij, Gjinin dhe Gjergjin.

Postimi i plotë:

Pas tri javesh në ” regjimin” e Covid-19, me në fund unë dhe ime shoqe morën përgjigjen se tamponat tanë dolën negativë. Shumë njerëz të prekur kanë dhënë dëshmitë e tyre për vuajtjet fizike dhe psikologjike që shkakton ky virus i rrezikshëm. Nuk kam ndonjë gjë të veçantë për tu shtuar, veç ti rikonformoj ato dëshmi dhe të nënvizoj ankthin e një beteje të zgjatur në kufinjtë fluidë të përkeqësimit dhe përmirësimit, kur në ditët e sulmit, pasi ka hyrë si kalë troje në organzimin tonë, virusi shfaq karakteristikën që tashmë ia njohim të gjithë: dinakërinë. Kemi një falenderim të madh për mjeket dhe infermierët që asistuan shërimin tonë. Në veçanti për mjekun, Arjan Mezini, pneumolog në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Doktor Arjani është pjesë e një komuniteti mjekësh e infermierësh, që po luftojnë prej muajsh, si heronjë të vërtetë, në vijën e parë të betejës kundër armikut më të madh të shëndetit të njerëzve në këtë kohë, që shpresojmë të mos jetë epokë. Për të mund të them: patëm fat që ishim pacientët e tij. Fëmijët tanë morën frymë të lehtësuar sot. Por buzeqeshjet e tyre dhe tonat janë dënuar të mos i bëjë shoqëri këtij lehtësimi. Sepse gjatë ditëve të pengmarrës sonë nga Covidi kemi humbur dy njerëz shumë të shtrenjtë, Gjinin dhe Gjergjin, vëllezërit e gruas sime, shokët e mi të mirë, dy njerëz të thjeshtë, që jetuan gjithë jetën në shenjën e Ndershmërisë ektreme, të cilën nuk e menduan asnjë ditë jashtë mode, por ua trashëguan si pasurinë më të madhe fëmijëve të tyre, Majlindës, Merit, Artës, Florit, Tonit. Pushofshi në paqe Giin dhe Gjergj. Zemrat tona do të jenë gjithmonë Memoriali juaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.