E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Preç Zogaj tregon se cili do të jetë fati i tyre : Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?
Lajme

Preç Zogaj tregon se cili do të jetë fati i tyre : Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?

Cili do të jetë fati i dy figurave kryesore të politikës shqiptare, kreut të PD Sali Berisha, i shpallur i padëshirueshëm nga administrata e presidentit Joe Biden, aktualisht në gjendje arresti shtëpiak në Tiranë, si dhe  ish presidenti Ilir Meta i cili gjendet në paraburgim po në Tiranë, pas fitores së Trump?

Analisti Preç Zogaj, tha se ata e kanë pritur me entuziasëm, pasi akuzojnë demokratët për gjithçka u ka ndodhur në Shqipëri.

Veçmas ata bëjnë përgjegjës miliarderin Xhorxh Soros dhe ndoshta besojnë tek ndërhyrja e tij, tha zoti Zogaj.

Por sipas tij, vendimmarrjen në nivele të larta nuk mund ta marrin zvarrë moria e të pasurve, ndryshe nuk do te ishte Amerika që ne njohim, por do të ishte rrumpallë.

“Megjithatë gjithkush ka të drejtë të shpresojë” tha zoti Zogaj në  debat televiziv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.