Preferoj më mirë ta zgjedh vetë hajdutin tim!
DIALOG ME NJË MIK
– Dëgjova që nuk do të votosh, – më tha.
– E vërtetë, – thashë, pa dashur të zgjatem.
– Qenke nga ata të asaj #edheune …
– Nuk jam nga Ata, – sqarova, – edhe pse më duken interesantë e origjinalë në marrëzinë e tyre. Sipas tyre, të gjithë ata që e kanë fobi fluturimin me aeroplan, paskan të drejtë të shkojnë në aeroport dhe t’i pengojnë pasagjerët që duan të hipin në aeroplan…
– Po atëherë ti përse nuk voton? – më pyeti ai.
– E kam thënë me kohë pse nuk kam ndërmend të votoj.
Përse u dashkërka ta detyroj e dënoj veten që ca hajdutëve e bastardëve, të cilët nuk i zgjodha me dëshirën time për t’i pasur bashkëkohës, t’u jap votën dhe t’i zgjedh me dëshirën time për të më vjedhur.
– Mua ky nuk më duket një arsyetim i mençur, – tha miku im, – kurse unë, ndryshe nga ti, do të votoj për të njëjtën arsye që ti nuk do votosh…
– Si? Po më habit…
– Mos u habit fare. Preferoj më mirë ta zgjedh vetë hajdutin tim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



