E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PREJ 2010 FUNDO NUK I NDAHET PRONARIT TË ORA NEWS DUKE E KERCENUAR ME GJOBA.
Lajme

PREJ 2010 FUNDO NUK I NDAHET PRONARIT TË ORA NEWS DUKE E KERCENUAR ME GJOBA.

Ilir Demalia

Elvi Fundo, ka vite që bën shantazhe me gjoba. Ky njeri që është “gazetar”, duhet të dijë; se informacioni i përdorur si gjobë nga “gazetarët investigativë”, (kjo po ndodh rëndom në gazetarinë shqiptare) nuk është as më shumë e as më pak, ndryshe nga banditët gjobëvënës që kërcënojnë si mafiozë biznese të ndryshme si kontrolle territoresh. Pra në një shtet të se drejtës përbën krim.

Ne asnjë vend të botës, nuk ndodh, të dënohet njeri dy herë për një vepërpenale. Ketë e bën vetëm Erion Veliaj me qeverinë Rama, që ndëshkuan ORA NEWS, edhe me gjobë, edhe me mbyllje të sinjalin. Me që nuk i eci kjo, kanë filluar tashmë të vënë në lëvizje gjobvënësit. Për këtë, vetë kryetari bashkisë së Tiranës, ka kërcënuar pronarin e ORA NEWS ne tel, duke i thënë se do të bëj gjithçka për ta shkatërruar. Pasi përdori të fortët e Krujës, fuqinë e mafia shtetit, duke e kërcënuar pronarin edhe në emër të State Department, sikur ky të jetë Mr Michel Pompeu, dhe pasi nuk realizoi dot mbylljen e fjalës së lirë të ekranit te ORA NEWS, Veliaj gjeti një patllake si Elvi Fundo, të shpërdoruar aq shumë, sa që është bërë si ato patllaket e vitrinave të Muzeut te Luftes Nacional Çlirimtare apo si revolet me ujë të fëmijëve.

Qe nga viti 2011, Elvi, i ka kërkuar gjoba pronarit të Ora News, Ylli Ndroqit. Në këtë kohë duke qenë anëtar i bordit të Alba Film, I ka kërkuar pronarit 50 mij Euro që të firmosë në lidhje me pronën në territorin e Kinostudios, që i kalohej ORA NEWS.

Përsa I përket ndërrimit të emrit të pronarit, që është një e drejtë e çdo qytetari, sipas regjistrit të gjendjes civile, kjo gjë është bërë në vitin 1993 kur ka qenë kryetar bashkie Bert Brojka. Kur duan ta lidhin këtë me ngjarjen e ndodhur në Turqi në 98-99 nuk bën sens sepse Ylli Ndroqi nuk ishte Nostrudamus që të parashikonte se çdo ti ndodhte në 1999.

Erion Veliaj, që ky duhet të jetë para drejtësisë për të gjitha shkatërrimet dhe krimet që ka bëre me shkelje të hapura të ligjeve të shtetit dhe vënien e kapakut me aktin vadalist të Teatrit Kombëtar. Në një kohë të tillë Erion Veliaj, gjen kohë të urdhëroj Njësinë e Bashkisë 2 të Tiranës, ti vejë në dispozicion regjistrin themeltar të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqit, gjobëvënësve. Dhënia e të dhënave private nga zyrtarë të shtetit në përdorim të njerëzve të paatorizuar dënohet me ligj.

Në dijeninë time pronari Ora News ka çuar në prokurori për ndjekje penale Njësinë e Bashkisë 2 të Tiranës për shkelje të privacisë dhe abuzimit për presion me dokumenta e regjistrave të gjendjes civile.

Nga 04/04/2009/ deri më 24/03/2013 “antikomunisti” Fundo, punoi si këshilltar i njeriut të detashmenteve të vullnetarëve të Enverit, që u nisën drejtë Tiranës, kur u rrëzua monumenti Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991. Përpos kësaj, gjatë periudhës së sundimit të PD-së, Ridvan Bode, si ministër i financave, njihej si njeriu që kishte abuzuar me paranë publike si Arben Ahmetaj sot i Rilindjes. Nuk është rastësi, që sot, Ridvan Bode, u hodh në gjirin e Rilindjes si Anëtar I Bordit të Bankës së Shqipërisë. Arsyeja që sot PD- është në këtë gjendje mosbesimi dhe ngjallje shprese, është se ka operuar gjatë sundimit të sajë, me ish enveristë duke u kthyer në “antikomunistë” dhe duke shërbyer në funksion të ruajtjes së fuqisë dhe pasurimit të ish-nomnklaturës komuniste me marveshjen e rrotacionit të pushtetit por jo të dorëzimit pushtetit sipas marveshjes së Romës në 1991. PD vazhdon dhe sot me këto njerëz dhe kjo është arsyeja që rrudhet dhe nuk ka fuqi për të rrëzuar një qeveri, tashmë , totalisht të dikretituar dhe inkriminuar me trafiqe dhe krim. Kjo sepse, ish-enveristët e konvertuar në “antikomunistë” gjatë sundimit të PD-së, u kthyen prap në gjirin e nënës së madhe të partisë, të trashëgimtares Rilindja.

Ne këtë periudhe Elvi Fundo, me një rrogë si këshilltar 700-800 dollar, fillon të blejë prona.

1. Një makinë Peugeot të 2004 e blen 3 mij dollar dhe pas pak e shet 9 mij dollar

2. Në 2007 merr një kredi në NBG Bank 50 mij Euro, për të blerë një shtëpi tek ish Fusha Zezë në krah të Maternitetit të Tiranës 104 m2. Në këtë kohë metri katror ishte mbi 1 mij Euro por Elvi e blen me 480 Euro?!! Logjika më e thjeshtë të çon që pjesa tjetër është paguar cash.

3. Ne vitin 2010 blen në Gjirin e Lalzit një apartament 87 m2 për 35 mij Euro nga ku 12 mij Euro i paguan Cash. Pas një viti paguan edhe 11 mij Euro. Në 2012 e shlyen aprtamentin duke paguar restin.

4. A ka mundësi që një njeri me një rrogë 700-800 dollarëshe si këshilltar për median I Ridvan Bodes të blejë këto pasuri brënda një harku kohor 4 vjetësh, përpos një vile që kishte pranë Ridvan Bodes në Rolling Hills, ku jetojnë të gjithë kriminelët e oligarkisë financiare të Shqipërisë?!! Se për çfarë arsye Zamir Mane e nxorri jashtë e dinë këta të tre.

5. Gojët e liga po thonë se Elvi Fundo, po pastron paranë e Ridvan Bodes ne Gjermani që nuk po di ku ti fshehi. Dhe dihet ashtu si Arben Ahmetaj se çfarë pasurie ka Ridvan Bode nga abuzimi dhe korrupsioni me paranë publike.

Të gjitha të dhënat janë publike në regjistrimet e pasurive.

Këto janë vetëm fillimi te tjera materiale do të pasohen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.