Prekëse/ 43-vjeçari që vdiq nga koronavirusi kishte ndihmuar pediatrinë
Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, i ka kushtuar një status në rrjete sociale, bashkëqytetarit të tij, Nebiut 43-vjeçar që humbi jetën një ditë më parë nga koronavirusi, në Spitalin Infektiv në QSUT.
Sipas drejtorit Daiu, Nebiu ishte një djalë i qeshur e me zemër të madhe dhe kishte pajisur kohët e fundit pediatrinë e spitalit me perde, dyshekë, kondicionerë etj.
“Për emrin që ke lënë e për gjithçka ke bërë për shokët, miqtë të afërm, ke bërë diçka që ky qytet e çdo prind do të kujtojë… për ne miqtë e tu do ngelesh gjithmonë Nebi, çuni flori me zemër të madhe. Shpirti yt qofte i xhehnetit”,– shkruan drejtori i spitalit të Kavajës.
43-vjeçari u nda ditën e hënë nga jeta duke u bërë pacienti i katërt që humb jetën nga koronavirusi në vendin tonë dhe njëkohësisht pacienti me moshën më të re. Sipas mjekëve, ai nuk vuante nga asnjë patologji, përveçse ishte obez.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



