E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prekése  fjalët e  vajzës së ‘Heroit të Kosovës’, Afrim Bunjakut: Nuk e di se si jetoj unë pa ty!
Lajme

Prekése fjalët e vajzës së ‘Heroit të Kosovës’, Afrim Bunjakut: Nuk e di se si jetoj unë pa ty!

Vajza e ‘Heroit të Kosovës post-mortem” rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, ka prekur me fjalët e saj në nder të babait të saj në akademinë përkujtimore.

Arbenita e përlotur është shprehur se është krenare me babain e saj ashtu si e tërë Kosova.

Fjalimi i Arbenitës:

Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.