E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Premtonte bursa dhe udhëtime falas në SHBA, dënohet me burg ‘mbesa’ e Ramës
Lajme

Premtonte bursa dhe udhëtime falas në SHBA, dënohet me burg ‘mbesa’ e Ramës

Gjykata e Tiranës dënoi me dy vite burg Ermes Hoxhallin, një 20-vjeçar që mashtronte zyrtarë të Ministrisë së Arsimit përmes falsifikimeve, duke premtuar bursa dhe udhëtime falas në SHBA. Pas zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hoxhalli do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.

Prokuroria e Tiranës mbylli dosjen në nëntor 2024, pas një hetimi 6-mujor në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale të Ambasadës Amerikane. Hetimet zbuluan se Hoxhalli prezantohej si Klea Rama, mbesa e kryeministrit Edi Rama, duke mashtruar nxënës dhe mësues me oferta të rreme për udhëtime dhe bursa në SHBA.

Në këtë skemë mashtrimi rezultuan të përfshirë shumë nxënës dhe mësues nga Shqipëria, të cilët u besuan premtimeve të pavërteta të Hoxhallit për programe studimi falas jashtë vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.