E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Preng Gjini i stabilizuar por me dëmtime të shumta, Mjeku: Po bën operacion në sy, ciflat i janë fut në bark, fytyrë, mushkëri e bark
Lajme

Preng Gjini i stabilizuar por me dëmtime të shumta, Mjeku: Po bën operacion në sy, ciflat i janë fut në bark, fytyrë, mushkëri e bark

Mjeku Dritan Çela

Dritan Çela, shefi i Kirurgjisë në Spitalin e Traumës thotë se gjendja e 51 vjeçarit Preng Gjini të cilit iu bë atentat dje në zonën e Selitës në Tiranë është në gjendje të stabilizuar, por ka dëmtime të shumta.

Si pasojë e shpërthimit ka thënë ai, Preng Gjini ka dëmtime në sy, fytyrë, qafë, bark, mushëkri dhe në gjendrat tiroide. Të gjitha parametrat jetësorë të të palgosurit ka thënë ai janë stabël.

“Gjendja e pacientet që ka ardhur dje me eksploziv, është e stabilizuar. Po bën një ndërhyrje te sytë. Dje ka bërë operacion dhe ka shkuar mirë, ka zgjatur rreth 4-5 orë. Të gjitha parametrat kanë qenë stabël edhe gjatë natës. Pacienti për momentin ka qenë në reanimacion, ka pasur dëmtime në kokë, sy, në fytyrë, në qafë, një nga ciflat i kanë mbetur në gjendën tiroide, dëmtime në mushkëri dhe bark, është hequr një pjesë zorrësh e janë qepur. Deri sa të dalë nga spitali ka risqe se plaët konsiderohen të rrezikshme, do ta ndjekim. Me përjashtim të dorës së majtë që ka disa gishta të dëmtuara rëndë, pjesa tjetër nuk besoj se do të kenë ndërhyrje”, është shprehur mjeku Çela për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.