
Prenga punonte në një punishte mobilierie në Kamëz, nxirrte bukën e pesë fëmijëve

Detaje të reja nga jeta e Jani Prengës, i cili përfundoi i rrahur për vdekje nga duart e bandave kriminale për të paguar ‘haraçet’ e të vëllait. Ndryshe nga vëllezërit e tij, të cilët merreshin me trafik droge në Angli, Prenga kishte një punishte mobilierie në zonën e Kamzës. Në këtë mënyrë, babai i pesë fëmijëve kishte zgjedhur të mundësonte shpënzimet e përditshme të familjes së tij prej 7 anëtarësh. Jani Prenga ishte një person familjar, i qetë dhe të gjithë e respektonin në zonën ku banonte pasi nuk kishte pasur kurrë konflikte.
Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



