E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca përdor  email-e false për gazetaren
Flash

Presidenca përdor email-e false për gazetaren

Një qytetare i është drejtuar me një shkresë Presidencës, pasi dëshiron të lërë shtetësinë shqiptare. Në përgjigjen e kthyer nga Presidenca, jo vetëm që nuk i jepet zgjidhje shqetësimit të qytetares, por komunikimi është jashtë çdo norme etike.

“Lajthit” Presidenca/ Email-e false për gazetaren

Këtë email e ka publikuar ditën e sotme gazetarja Esiona Konomi, e cila vë në pah sjelljen jo të duhur të intitucionit të Kreut të Shtetit.

“Kaq di t’ju them. president.al më dilni vetë përpara.

(Email drejtuar një qytetareje që dëshiron të lërë shtetësinë shqiptare)”, shkruan ajo.

Pak orë pasi bëri publike përgjigjen e Presidencës ndaj qytetares, gazetarja ka publikuar një tjetër email, ku pretendohet se kjo e fundit përdor gjuhë jo të hijshme ndaj institucionit shtetëror.

“Lajthit” Presidenca/ Email-e false për gazetaren

Esiona Konomi deklaron emaili i dytë është fals dhe është krijuar nga Presidenca për ta intimiduar.

Ajo deklaron se përveçse emaili nuk është i saji, edhe emrin ia kanë shkruar gabim.

“Presidenca, në vend që të merret me përgjigjet jo profesionale të punonjëses së saj Nensi, dhe ta orientojë zonjën të jetë më e kujdesshme në punë, i shpenzon energjitë të prodhojë email-e të tilla false për të më intimiduar. Nga ajo anë flini.

Veçse emaili im është [email protected] dhe emri Esiona, dhe jo Esjona. Kijeni parasysh për montazhin e radhës”, nënvizon Konomi./ CNA.al

“Lajthit” Presidenca/ Email-e false për gazetaren
“Lajthit” Presidenca/ Email-e false për gazetaren
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.