E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca publikon listën e 13 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese (EMRAT)
Lajme

Presidenca publikon listën e 13 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese (EMRAT)

Institucioni i Presidentit ka shpallur sot 13 kandidat, të cilët do të garojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët që kanë aplikuar pranë institucionit të kreut të shtetit, synojnë të zëvendësojnë ish-anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila u shkarkua nga organet e vetingut.

Presidenca njofton se aplikantët do t’i dërgohen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit sipas procedurave ligjore.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

  1. Z. Alban Brati
  2. Znj. Arta Vorpsi
  3. Z. Avni Shehu
  4. Znj. Elsa Toska
  5. Znj. Fiona Papajorgji
  6. Z. Ilir Mustafaj
  7. Znj. Irena Reso
  8. Znj. Kestrin Katro
  9. Z. Klodian Rado
  10. Z. Kostandin Kazanxhi
  11. Znj. Marsida Xhaferllari
  12. Znj. Mimoza Qinami
  13. Znj. Valbona Bala (Pajo)

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj
Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.