E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Begaj viziton Lajthizën: Pasuri e vërtetë kombëtare
Lajme

Presidenti Begaj viziton Lajthizën: Pasuri e vërtetë kombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në kompaninë Lajthiza, një nga investimet më të rëndësishme industriale në veri të vendit. Fillimisht, vizita u konceptua si një aktivitet i zakonshëm institucional i organizuar nga stafi presidencial, por ballafaqimi i drejtpërdrejtë me realitetin e ndërtuar në Lajthizë e impresionoi dukshëm Kreun e Shtetit.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj u shpreh se “ajo që po shoh është e paimagjinueshme për nga përmasa e investimit; kjo është pasuri e vërtetë kombëtare”, duke vlerësuar jo vetëm shkallën e projektit, por edhe ndikimin e tij ekonomik dhe social.

Lajthiza është tashmë një realitet që lë mbresë tek kushdo që e viziton nga afër. Pamjet televizive apo kronikat mediatike mund të japin një ide të përgjithshme, por nuk arrijnë të përcjellin plotësisht emocionin dhe impresionin që krijon përballja direkte me atë që është ndërtuar në zemër të malit.

Në majë të malit, përgjatë rrugës së vjetër për në Kukës, atje ku dikur udhëtimi shoqërohej me lodhje dhe lehtësimi vinte vetëm pasi “gjysma e rrugës së vështirë” kishte kaluar, sipërmarrësi Hajri Elezaj pa një mundësi. Me investime të vazhdueshme, këmbëngulje dhe vizion afatgjatë, ai ndërtoi një projekt që pak kush do ta kishte imagjinuar të mundshëm në atë zonë.

Sot, Lajthiza nuk është thjesht një fabrikë uji dhe pijesh freskuese që shpërndan produktet e saj nga maja e malit në çdo cep të Shqipërisë dhe në dhjetëra tregje ndërkombëtare. Ajo nuk është vetëm historia e suksesit e një sipërmarrësi, por një model zhvillimi i qëndrueshëm.

Siç u theksua edhe gjatë vizitës presidenciale, Lajthiza përfaqëson një shembull konkret të përdorimit të përgjegjshëm të burimeve natyrore, në dobi të komunitetit dhe ekonomisë kombëtare. Me aktivitetin e saj, kompania ka lidhur drejtpërdrejt apo tërthorazi fatin e mbi një mijë familjeve, kryesisht nga zona që tradicionalisht konsiderohen të vështira për zhvillim ekonomik.

Pikërisht ky ndikim e bën Lajthizën më shumë sesa një investim të madh industrial: e bën një pasuri kombëtare. Një provë se zhvillimi nuk vjen domosdoshmërisht nga qendrat urbane, por mund të nisë edhe nga maja e një mali, kur ka vizion, këmbëngulje dhe besim se Shqipëria ka pasuri reale për të ndërtuar të ardhmen e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.