E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti bën deklaratën e fortë: Këto janë 3 rrugë për shqiptarët
Publik News

Presidenti bën deklaratën e fortë: Këto janë 3 rrugë për shqiptarët

Presidenti Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot se më këtë veprimtari qytetareve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm tre mundësi.

Sipas Metës me këtë kapje të drejtësisë, qytetareve u mbetet ose të kapin armët, ose të bëhën në skllevër, ose sipas tij të ikin nga Shqipëria.

Tani kanë mbetur vetëm tre rrugë nqs Presidenti do pranonte këtë gjë. Ose njerëzit të marrin armët që është dënueshme dhe papranueshme, ose të bëhen skllevër njëpartiak që e kanë provuar 40 vjet, ose të ikin të gjithë jashtë nga Shqipëria… Të gjitha janë të papranueshme, por ato dy të fundit për mua tmerrësisht të papranueshme. Kështu që është detyra e presidentit që të mbrojë këtë proces mjaft të rëndësishëm kushtetues të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka qenë mjaft bashkëpunues në këtë proces”, tha Meta

Ndërkohë që më herët, Meta u shpreh se Rama duhet të ndalojë së përdorur ekspertët e huaj.

“Mos i keqpërdor më SHBA,  diplomat e kështu, ekspertë, si ata që firmosën për PPP në mënyrë antikushtetuese le të përdori sa të dojë, por kushtetutën e Shqipërisë e kemi bërë me SHBA, BE dhe Komisionin e Venecias, sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje, sepse ka dy vite që është sabotuar qëllimisht KED që ky person që u vu në krye të KED të bëjë këto veprime”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.