Presidenti flet për përplasjen me policinë bashkiake: Nuk do të reagojmë si populli i Kirgistanit
Gjatë një konferencë me gazetarët, Kreu i Shtetit tha se reagimi i tij do të jetë i shpejtë në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ai u shpreh se i kanë emrat e personave të cilët hynë me forcë në selinë e FRD, por për momentin nuk do të bëhen publike.
“Ju mendoni që Presidenti duhet të reagojë pasi të mbahen zgjedhjet sipas modelit të Shijakut dhe Dibrës dhe bandës së bashkisë së Tiranës?!
Do të reagojë shumë më parë. Nuk do të reagojmë si populli i Kirgistanit, sepse ne e pësuam njëherë në 2017 duke pritur nga të tjerët që të na garantonin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të reagojmë më parë sepse e dimë çdo të thotë zgjedhje të ndershme dhe të lira.
Nëse dikush shqetësohet për irritimin e presidentit, ku njerëzit goditen në prezencë të Presidentit nga një bandë, i kemi edhe emrat e tyre, të skeduar të gjithë. Por nuk po i bëjmë publike sepse nuk duam të krijojmë incidente të tepërta, por të jeni të sigurt se nuk ka forcë që e ndal presidentin për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh me tone të ashpra Presidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



