E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti  grek Pavlopulos: Nëse Shqipëria nuk firmos marrëveshjen, ne e pengojmë drejt BE
Bota

Presidenti grek Pavlopulos: Nëse Shqipëria nuk firmos marrëveshjen, ne e pengojmë drejt BE

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka hedhur sonte ‘benzinë zjarrit’.

Duke folur në darkën e organizuar në Athinë në nder të presidenti të Sllovenisë, Pavlopulos ka folur veçanërisht për Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë.

Ai është shprehur se ligjet evropiane janë detyruese edh për këto shtete.

Duke folur për Shqipërinë, Prokopis Pavlopulos ka vënë theksin në marrëveshjen e detit.

Sipas tij, nëse kjo marrëveshje dështon, atëherë Greqia do të pengojë rrugën e Shqipërisë në integrimin drejt BE.

Ndryshe nga deklaratat e bëra nga qeveria shqiptare, Pavlopulos sonte ka folur hapur dhe duke kërcënuar se nëse Shqipëria nuk firmos marrëveshjen që i shet detin Greqisë, atëherë vendi fqinj do të bëhet pengesë e jona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.