E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i Barcelonës  Bartomeu akuzohet për korrupsion
Publik News

Presidenti i Barcelonës Bartomeu akuzohet për korrupsion

residenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu po përballet me një tjetër skandal pas furtunës që ka shkaktuar ylli katalanas Lionel Mesi, i cili ka kërcënuar klubin se dëshiron të largohet. Numri 1 i Barcelonës akuzohet për korrupsion pasi ka shfrytëzuar transaksionet e klubit për të siguruar fitime personale.
bartomeu-cropped_copcbwg8m1591fn10oq4ampg4
Akuzat janë ngritur nga policia e Barcelonës Los Mosos, e cila ka publikuar dokumentet e operacioneve financiare të klubit katalanas, një pjesë e të ardhurave kanë shkuar në xhepat e presidentit Bartomeu.

bartomeu-messi
Viti 2020 do të mbahet mend gjatë te tifozët e Barcelonës jo vetëm për dështimet e shumta në fushë, por dhe për skandalet e njëpasnjëshme brenda klubit. Në fillim të vitit, mediat spanjolle zbuluan se presidenti Bartomeu kishte kontraktuar një firmë reklamimi për të dëmtuar imazhin e Lionel Mesit dhe Zherard Pikesë, Pep Guardiolës, Karles Pujolit, Ksavi Hernandezit pasi këta nuk pajtohen me menaxhimin e klubit nga presidenti aktual. Në shënjestër të këtyre sulmeve u vunë dhe dy kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës Agusti Benedito and Viktor Font.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.