E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i La Ligës: Messi është shumë, shumë më i mirë se Ronaldo
Sport

Presidenti i La Ligës: Messi është shumë, shumë më i mirë se Ronaldo

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka thënë se Lionel Messi është shumë më i mirë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, dhe kushdo që thotë se Messi nuk është më i miri në botë, nuk e kupton futbollin.

Shefi i ligës elitare spanjolle e ka lartësuar yllin e Barcelonës para ish-sulmuesit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, për Diario SPORT të hënën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Tebas e përdori fitoren e Barçës 5-0 ndaj Levantes si shembull për të ta përshkruar Messin, i cili i shënoi tri gola dhe i përgatiti dy tjerat, të dielën në Valencia.

“Kushdo që e ka parë ndeshjen kundër Levantes, është tifoz futbolli dhe nuk i mendon ngjyrat e klubit të vet për një moment, duhet t’i hapë sytë dhe të thotë se Messi është lojtari më i mirë në botë  dhe dallimi është i madh”, tha Tebas.

Presidenti shtoi: “Nuk ka rëndësi cilin ekip e përkrah, nëse e kritikon Messin dhe thua që ai nuk është më i miri në botë momentalisht, atëherë ju nuk e kuptoni futbollin”.

I pyetur për dallimin mes Messit dhe Ronaldos, Tebas, që është tifoz i Madridit, tha qartë: “Në këtë epokë, ai është shumë përpara Ronaldos. Kështu ka qenë gjithmonë edhe në sezonet tjera. Ai po e udhëheq Barcelonën. Ai vazhdon të marrë përgjegjësi. Ai e ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.