E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i Serbisë, Vuçiç sqaron:Eksporti i grurit në Shqipëri do vijojë
Lajme

Presidenti i Serbisë, Vuçiç sqaron:Eksporti i grurit në Shqipëri do vijojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron eksporti u grurit i kontraktuar nga Shqipëria do të vijojë si normalisht sa më shpejt të jetë e mundur. Ai ka garantuar se kështu do të veprohet me çdo vend të rajonit.

Ai tha se qeveria ka ndaluar eksportet për shkak të krizës, por për vendet e rajonit sipas tij, duhet bërë një përjashtim.

“Kërkesat e para zyrtare që morëm ishin në përputhje me ato marrëveshje, të nënshkruara me Shqipërinë. Për këtë po flasim tani dhe do të lejojmë sa më shpejt eksportin e grurit në Shqipëri. Kjo u zgjidh për një kohë të shkurtër”, tha Presidenti serb.

Në një prononcim për gazetarët në Serbi, Vuçiç theksoi se gruri, vaji dhe mielli janë të kërkuara në rajon dhe botë dhe shpjegoi se Serbia ka disa marrëveshje të vjetra dhe disa të reja që kapin vlerën e 350 mijë tonëve grurë.

Kryeministri Rama në një prononcim për këtë çështje më herët ka deklaruar se: “Sot që flasim problemi më i madh është sigurimi i naftës në treg, për shkak të bllokimit të kompanive. Bizneset tona të miellit kanë kontraktuar 20 mijë tonë miell në Serbi, i cili është bllokuar në momentet që flasim. Ne duam ta hapim këtë me diplomaci, nëse vlen për diçka Ballkani i Hapur është koha që ta hapin rrugën”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.