E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i UEFA-s mbyll takimin me kryeministrin Rama, ja etapa e radhës e Ceferin
Lajme

Presidenti i UEFA-s mbyll takimin me kryeministrin Rama, ja etapa e radhës e Ceferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbyllur takimin që zgjati më shumë se një orë me kryeministrin  Edi Rama. Palët u takuan sot si pjesë e vizitës zyrtare të numrit 1 të futbollit europian në vendin tonë, për të diskutuar çështje të ndryshme.

1

Një nga më delikatet është ajo e zhvillimit të finales së Ligës së Konferencës në Tiranë në muajin maj, në stadiumin “Air Albania” dhe pikërisht impianti kryeqytetas ka qenë etapa e radhës e vizitës së Ceferin në Tiranë.

2

Menjëherë pasi është larguar nga kryeministria, ai është shoqëruar në stadiumin e kryeqytetit, ku Ceferin ka inspektuar disa ndryshime që janë bërë që nga vizita e tij në vitin 2019 kur u inaugurua ky impiant në ndeshjen me Francën, mes të cilave edhe vendosja e një tapeti me bar hibrid.

AXHENDA – Aleksandër Ceferin ka mbërritur në orën 12:30 në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërkohë në orën 13:00 do të pritet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për të drekuar.

Më pas në orën 15:00 është planifikuar takimi me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë dhe më pas presidenti i UEFA-s do të vizitojë zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Qëndrimi i Ceferinit në Tiranë do të zgjasë rreth 5 orë e gjysmë, ndërsa në orën 18:00 ai do të largohet nga Shqipëria.

12:30 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”

13:00 – Dreka me presidentin e FSHF-së, Armand Duka

15:00 – Takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama

16:00 – Vizitë në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit

18:00 – Largimi nga Shqipëria

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.