E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka  një mesazh të fortë mbështetës për gazetarët
Lajme

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka një mesazh të fortë mbështetës për gazetarët

Rama i shan e i quan ‘kazan’, presidenti i del në krah gazetarëve. Ja mesazhi që dha sot

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë mbështetës për gazetarët, gjatë një takimi të zhvilluar sot me gazetarë dhe përfaqësues të medias në vend.

Meta e ka nisur fjalën e tij me një mbështetje të hapur për gazetarët, duke apeluar të mos intimidohet dhe cenohet integriteti i gazetarëve.

“Kur deformohet dhe kur cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve është cenuar dhe sistemi demokratik dhe kjo është ndjeshmëri që e ka gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj.

Do të jem këtu gjatë 5 viteve në mbështetje të misionit tuaj për një solidaritet të qartë, sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet dhe faktet në mënyrë të menjëhershëm, shpesh jo vetëm duke sakrifikuar, por edhe rrezikuar për shkak të ngjarjeve”- tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.