Presidenti Ilir Meta replika me kryeministri Rama: Shqipëria s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshem se ti
Pas deklaratës së Ramës në Kuvend, që e akuzoi Metën për gjuhë fyese dhe shantazhuese ndaj qeverisë në sy të homologut boshnjak, Presidenti e ka paralajmëruar sërish që të mos guxojë të prekë marrëveshjen e 5 qershorit.
Meta: Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjalë.
Meta ka përforcuar më tej akuzat duke deklaruar se “Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



