Presidenti Joe Biden bisedë telefonike me homologun Volodymyr Zelensky, ja për çfarë diskutuan
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Këtë e ka konfirmuar vetë Presidenti Zelensky i cili me anë të një postimi në Tëitter, ka ndarë detaje nga kjo bisedë.
“Sapo është diskutuar për forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete dhe një koalicion kundër luftës. Faleminderoj SHBA-në për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës” – shkruan Zelensky.
Sakaq, vlen të theksohet se Zelensky ka kritikuar ashpër NATO-n dhe ndihmën që ato nuk po i ofrojnë vendit të tij në këtë situatë.
Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësim në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë,” tha Zelensky.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



