E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: 3 shtatori të shpallet festë kombëtare
Publik News

Presidenti Meta: 3 shtatori të shpallet festë kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur idenë që 3 shtatori të shpallet festë kombëtare, si dita kur në vitin 1920, pas shumë luftimesh, forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin.

 

Këtë Meta e tha në fjalën e tij në Konferencën Shkencore me temë “Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”.

“Me rëndësi për ti kushtuar më shumë vëmendje jo vetëm kësaj lufte mbarëkombëtare, ndaj e mbështes idenë e Prefektit që 3 shtatori të jetë një festë kombëtare se është ngjarje kombëtare që plotëson dhe e vë në jetë pavarësinë që ne e festojmë çdo 28 nëntor”, the kreu i shtetit.

Presidenti Meta theksoi se “ka një rrezik të madh për kombet që flenë, një komb që fle vdes, globalizimi sic ka të mirat e tij, ka dhe rreziqe.
Vendet që s’tregojnë kujdes për historinë e identitetin kombëtar, edukimin patriotik të të rinjve, është kërcënues e mund të jetë dhe asgjësues”.

Sipas kreut të shtetit, në vlerësimin e figurave historike, nuk duhet përmendur vetëm vlerësimi sipas interesit të ditës, por duhen treguar të gjitha ato që heronjtë kanë bërë në momente të caktuara. Per kete, Meta iu referuar librit te gazetarit Ilir Konomi, per Faik Konicen, kur tha:

“Po të lexosh ca thotë Noli për Konicën e Konica për Nolin, hutohesh.
janë figura të mëdha me kontribute të jashtëzakonshme e në momentet më kyce kanë qenë bashke, por thjesht ne harrojmë që heronjtë e figurat e mëdha kombëtare janë njerëz të zakonshëm, të përditshëm e përvec interesit kombëtar, kanë dhe interesa të tjera të ditës apo afatshkurtra,
por ata janë heronjtë se në momentin më të rëndësishëm për kombin kanë bërë akte të jashtëzakonshme, jo të zakonshme, kanë frymëzuar arritje të mëdha për kombin, shtetin e krahina të caktuara, mishërim i vlerave më të mira të një popullit e kombi.

Ta kemi parasysh këtë fakt kur vlerësojmë personalitetet e heronjtë, që të prevalojë në gjykim apo propagandë sipas interesave të ditës, dobësi të caktuara në momente të caktuara, mbajtën qëndrime të ndryshme për cështje të caktuara, ti vlerësojmë për atë që kanë bërë më të mirën, për shkak të një gabimi më pas mos hedhim poshtë më të mirën që kanë bërë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.