Presidenti Meta dekreton drejtorin e SHISH, Helidon Bendon
Presidenti dekretoi mbrëmë zëvendësdrejtorin në postin e Kreut të SHISH-it pas 13 muajve.
Meta paralajmëroi dekretimin Bendos pak ditë më parë në intervistën ku lavdëroi punën e tij.
Burime të sigurta nga Presidenca konfirmojnë për Ora News dekretimin e Bendos.
Bendo u emërua në krye të SHISH-it pas takimit kokë më kokë Meta – Rama për mosdekretimin e Lleshit.
Rama i ka qendruar deri në fund zgjedhjes së tij për ministrinë e brendshme, duke ndjekur një manovër që ja lejon ligji.
Ai e ka propozuar fillimisht Lleshin si zëvendëministër të Brendshëm dhe pas kësaj ai do të komandohet në krye të Ministrisë, sa kohë që nuk ka një emër tjetër të dekretuar.
Të njëjtën taktikë numri 1 i qeverisë ka ndjekur dhe në rastin e Bendos, kreut të komanduar të SHISH-it, i cili po ashtu nuk ishte dekretuar nga ana e Metës deri më dje, pas largimit të Visho Ajazi Likës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



