Presidenti Meta falënderon aktorin Leonardo DiCaprio: Mirënjohje të thellë!
Presidenti Meta ka përshëndetur qëndrimin e aktorit të famshëm Leonardo DiCaprio, i cili në mënyrë të vazhdueshme del në mbrojtje të lumit Vjosa dhe kundër ndërtimit të Hec-eve.

Në një postim në Instagram, Kreu i Shtetit shkruan: “E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio!”
Tre ditë më pare Di Caprio i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndertimi i hidrocentraleve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



