E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta kujton 150-vjetorin e lindjes së Asdrenit
Lajme

Presidenti Meta kujton 150-vjetorin e lindjes së Asdrenit

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot në rrjetet sociale në 150-vjetorin e lindjes, patriotin dhe rilindasin Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI).

Meta e quan atë “një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror”.

“Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar derimë tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole”, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Ilir Metës

Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorit të Himnit tonë Kombëtar dhe një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror.

Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar derimë tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.