E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta mbështet nismën e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit ukrainas
Lajme

Presidenti Meta mbështet nismën e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit ukrainas

Presidenti Ilir Meta thotë se situata në Ukrainë është në një moment tepër kritik.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit tha se ka mirëpritur angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit të Ukrainës.

“U bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!”, shkruan kreu i shtetit.

POSTIMI I PLOTE

Situata në Ukrainë është në një moment tepër kritik.

Veçanërisht kritike paraqitet situata humanitare edhe për shkak të largimeve masive të qytetarëve nga zonat që po përballen me luftime tepër të ashpra.

Mirëprita angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, organizatës humanitare më të madhe në Shqipëri dhe që ka në misionin e veprimtarinë e saj ndihmën e personave në nevojë në konflikte të armatosura e situata të tjera kritike, për të nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit të Ukrainës.

U bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!

NDAL LUFTËS NË UKRAINË!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.