Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Anastas Kristofori: Sot humbëm një nga ikonat e Teatrit dhe Kinematografisë
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Anastas Kristofori.

Kreu i Shtetit shprehet se Shqipëria humbi sot një artist të madh dhe shumë të dashur për publikun, një nga ikonat më të shquara të Teatrit dhe të Kinematografisë shqiptare.
Teksa vendos në pah vlerat dhe cilësitë e Kristofotit, Meta i shpreh ngushëllime të afërmve dhe familjarëve të aktorit.
“Humbëm sot një artist të madh dhe shumë të dashur për publikun, Anastas Kristoforin, një nga ikonat më të shquara të Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare.
Me rolet dhe portretizimet e përkryera, intepretimet origjinale dhe batutat e gjetura, figura dhe e gjithë trashëgimia e tij e vyer artistike do të mbeten të pashlyera në kujtesën e popullit dhe të artdashësve shqiptarë.
Duke ndarë dhembjen me familjen dhe kolegët e tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe.Të prehet në paqe!”, shkruan Meta në facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



