E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: Në 2 mars u kurseva. Edhe njëherë do të thërras popullin nëse…
Publik News

Presidenti Meta: Në 2 mars u kurseva. Edhe njëherë do të thërras popullin nëse…

“Unë jam President i Republikës, jam ushtar i parë i Republikës, jam dhe student i Dhjetorit ’90. Kam respekt për policët dhe policët e dinë që unë u kam dalë për zot kur janë sulmuar. Por ju bej thirrje policeve te mos keqpërdoren nga politika sepse janë në një monitorim, sepse nuk do të mbaj asnjë përgjegjësi unë për fatin që do u përgatisë populli shqiptar, sepse ata janë aty për ti shërbyer popullit. Shqiptarët, nuk ka më njeri në botë që ti kthejnë pas nga rruga e demokracisë”, tha Presidenti.

Meta bëri edhe një paralajmërim kur tha se “edhe njëherë do ta thërrasë popullin nëse kjo do të jetë e nevojshme.

“Duan të më procedojnë mua? Kur të duan. Por mos i procedoj unë ata me gjithë popullin shqiptar. Në dy mars iu kurseva. Edhe njëherë do të thërras popullin nëse do të duhet, por unë mendoj që e vetmja thirrje që duhet të bëj është “të gjithë në votime”. Fuqia e çdo shqiptari është vota  dhe vota e çdo shqiptari nuk vlen as sa një dele dhe lopë, por është e ardhmja, sovraniteti, integriteti”, u shpreh Presidenti Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.