E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta në këmbë për të nderuar legjendën e basketbollit shkodran, Bledar Gjecaj
Publik News

Presidenti Meta në këmbë për të nderuar legjendën e basketbollit shkodran, Bledar Gjecaj

Bledar Gjecaj – Ilir Meta

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ka festë dhe emocione, kjo jo vetëm për zhvillimin e “Klasikes” së basketbollit së meshkujve mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Para nisjes së takimit sportdashësit kuqeblu dhe klubi i Vllaznisë ka nderuar në ditëlindjen e 50-të, legjendën e ekipit të tyre Bledar Gjecaj.

Kontributi i profesor Gjecaj për klubin e Vllaznisë është tepër i madh, teksa në karrierën e tij regjistron 8 tituj kampion. Gjecaj është shpallur 5 herë kampion si lojtar dhe 3 herë kampion si trajner.

Sportdashësit të entuziazmuar edhe nga ndeshja që prisnin të shihnin janë ngritur të gjithë në këmbë dhe kanë duartrokitur për disa minuta, Bledar Gjecajn. I pranishëm në pallatin e sportit është edhe presidenti Meta, i cili i dhuroi dhe një buqetë me lule ish basketbollistit legjendar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.