Presidenti Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme
Sipas nje njoftimi te dhene nga Presidenca, kreu i shtetit do te dale para mediave ne oren 11:30. Deri tani nuk ka ende te dhena rreth qellimit te mbajtjes se kesaj konference, qe eshte cilesuar e jashtezakonshme. Kujtojme se diten e shtune, presidenti doli me nje mesazh te forte kunder paktes anti KÇK, duke thene se edhe thenia “ndiq parate” e ambasadorit te BE nuk ka me vlere. Ja mesazhi i Metes Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.
Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit. Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



