E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta  njofton  policinë në lidhje me manifestimin e datës 2 mars
Publik News

Presidenti Meta njofton policinë në lidhje me manifestimin e datës 2 mars

Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar policinë në lidhje me manifestimin e datës 2 mars.

Ndryshe nga kërkesat që dërgohen në Policinë e Shtetit, për marrje leje për organizim protestash, presidenti Meta nuk e ka bërë një gjë të tillë, por ka vendosur të dërgojë një njoftim për drejtorin e Policisë Ardi Veliu, duke ia bërë fakt të kryer se me 2 mars do të ketë manifestim popullor.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se më datë 2 mars, qytetarët do të jenë me mimoza dhe me flamuj kombëtar.

Presidenti Ilir Meta shprehet gjithashtu se efektivët e policisë nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim.

1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.