E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta nuk e njeh shkarkimin nga Parlamenti, kujton datën që i mbaron zyrtarisht mandati
Publik News

Presidenti Meta nuk e njeh shkarkimin nga Parlamenti, kujton datën që i mbaron zyrtarisht mandati

Presidenti Ilir Meta nuk e njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti i Shqipërisë dhe ka kujtur datën kur i mbaron zyrtarisht mandati si kreu i shtetit shqiptar.

 

“Do flasim më 25 korrik më shumë për këto çështje”, iu tha Meta sot në konferencë gazetarëve, duke nënkuptuar që do të lërë zyrën e tij në 24 korrik 2022.

“Kini durim deri në 24 korrik të vitit të ardhshëm, do jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme”, tha Meta i pyetur nëse do e njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse ajo shprehet pro vendimit të Parlamentit për shkarkimin e tij.

Pyetje: A e ka presidenti Meta gati popullin e 2 marsit për t’ju përgjigjur shkarkimit, popullin që iu bashkua në protestë presidentit?

Ilir Meta: Nuk ekziston më një Kuvend i tillë, në fakt ai nuk ka ekzsikarar. Ai Kuvend është turpi i atyre që e krijuan bashkë dhe e përjashtoj vetën time në mënyrë kategorike nga ajo ditë që ka ndodhur kur unë isha në Gjermani.

Një nga faqet më të errëta, faqen e zezë të gjithë ata që mund ta kenë bërë me ndërgjegje atë gjë që e nxorrCn dhe presidentin në pritë, jo Ilir Metën, por presidentin e Republikës se e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën.

Mos harrojumë që ka shumë aryse ky kuvend që iku të votojë në atë mënyrë sepse ju e dini që presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019, në prag të zgjedhjeve lokale që do shërbente pë të shpallur opozitën në Shqipëri organizatë terroriste, ky është fakt por do flasim më 25 korrik më shumë për këto çështje.

Është normale që ky Kuvend se tani po pranojnë dhe hapur se u ka plasur cipa fare sa euro kanë marrë për të votuar shkarkimin e Presidentit që donte të pushtonte Gjykatën Kushtetuese, me gjykatës që betoheshin te noterja te Lana e jo vetëm ta pushtonte GJK por dhe cdo institucion, përfshirë dhe presidentin, e cdo zyrë publike e cdo vend pune në republikën e Shqiperise, ishte presidenti që me qëndrimet e veta të qarta e parimore, ishte dhe populli i jashtëzakonshem i 2 marsit që e frenoi atë proces pushtimi e pavarësisht nga gjithë këto mangësi vendi shkoi drejt zgjedhjeve që garantojnë një pluralizëm parlamentar që nuk ka ekzistuar deri tani në këto 2 vite.

Kanë pasur shumë aryse për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj presidentit se ka penguar me vendosmëri në respekt të mbrojtjtjes së kushtetutës tentativë për të cenuar integritetin e sovraniteti e trajtimin e vendit si plackë tregu vetëm për interesa të shqiptarëve jo.

Është keq kur mësohesh me 120 kartona në parlament, i mirëkuptoj për gjithë këto cështje por sa i takon përpjekjeve të presidentit e kësaj dëshirës për celjen e negoviatave dua të nënvizoj rëndësinë e cejes së negociatave pavarësisht nga problematikat që i dimë te gjithë”.

“Nuk kam asnjë shqetësim nga akti i dëshpëruar i Parlamentit të shkarkuar në 25 prill. Unë pres me shumë qetësi dhe durim, përfundim të procesit të ankimimve, dhe të bashkëpunoj me shumicën e re kushdo që të jetë dhe opozitën e re, në Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, në procesin e integrimit europian dhe rivendosjes së sistemit të llogaridhënies hap pas hapi në të gjitha nivelet”, tha Meta.

Po ashtu presidenti e ka konsideruar votimin “një shfaqe të qartë për te hequr vëmendjen nga hetimi i krimit zgjedhor dhe zbardhja e tyre dhe për ta spostuar te fajtorët që nuk ekzistojnë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.