E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta: Opinioni i “Venecias” nuk ka vend për interpretime, është koha për ta zbatuar
Publik News

Presidenti Meta: Opinioni i “Venecias” nuk ka vend për interpretime, është koha për ta zbatuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se nuk është momenti për interpretime mbi opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Sipas Presidentit, tani është koha për ta zbatuar këtë opinion në lidhje me emërimet e anëtarëve të rinj të dy gjykatave, si e vetmja rrugë sipas tij, për hapjen e negociatave.

Postimi i plotë:

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!
Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT TË REKOMANDIMEVE TË KOMISIONIT TË VENECIAS, PËRMES BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT DHE KONSTRUKTIV.
Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.
Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.