E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta reagon ashpër: Hapje 100% e listave
Publik News

Presidenti Meta reagon ashpër: Hapje 100% e listave

Pas publikimit të një raporti për numrin e azilantëve shqiptarë në Evropë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon ashpër, duke theksuar se Shqipëria nuk e meriton këtë renditje.

 

Sipas tij, hapi i pari për rikthimin në Drejtimin e Duhur (Slogani i përdorur nga PS në zgjedhjet lokale të 2015) të vend, duke respektuar marrëveshjen e 5 qershorit.

“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë”- apelon ai.

Reagimi i plotë:

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

Shqipëria meriton vetëm të ardhme evropiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë  shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!

120097901_3376595065720076_5899834390662923989_o

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.