E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta reagon pas të shtënave me armë në zyrën e PD: Po e ndjek me shumë shqetësim situatën
Publik News

Presidenti Meta reagon pas të shtënave me armë në zyrën e PD: Po e ndjek me shumë shqetësim situatën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson se po ndjek me shqetësim ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Ilir Meta- konferenca1

Ndërsa ndodhet në Elbasan në një vizitë të paralajmëruar, Presidenti Meta thekson se pas kryerjes së aktiviteteve do të niset me urgjencë drejt Elbasanit.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë. Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.