Presidenti Meta takohet me Senatorin Republikan, Ron Johnson
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u prit në një takim të përzemërt në Senatin Amerikan, nga Senatori Republikan, Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën.

Duke u ndalur në çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Presidenti Meta u shpreh se “marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues”.
Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se “Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”.
Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Johnson për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis Shqipërisë dhe SHBA, që do të sillte lehtësira në fushën e tregtisë dhe investimeve.
Nga ana e Tij, Senatori Johnson shprehu kënaqësinë për takimin me Presidentin Meta dhe njëkohësisht angazhimin për të kontribuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.
Kreu i Shtetit e ftoi Senatorin Johnson për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



