E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta viziton 90-vjeçarin që iu bashkua manifestimit në Tiranë
Publik News

Presidenti Meta viziton 90-vjeçarin që iu bashkua manifestimit në Tiranë

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot në Postribë një nga qytetarët që iu bashkua thirrjes së tij për të marrë pjesë në manifestimin e 2 marsit.

Me një shënim në facebook, ndërsa poston një video nga takimi, Presidenti shkruan se Smajl Plangaj, edhe thuajse 90-vjecc, iu përgjigj “thirrjes për Kushtetutën e demokracinë”.

“Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga populli, dhe jo populli nga qeveria!”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë.

“E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, “dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar”. Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.

Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria! 🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.