E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Nishani padit Visar Zhitin në gjykatë
Lajme

Presidenti Nishani padit Visar Zhitin në gjykatë

  Pas akuzave të ndërsjella për përfshirje në ish-strukturat e Sigurimit të Shtetit, në media, mes Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani dhe diplomatit të ngarkuar me punë në Vatikan Visar Zhiti, përplasja mes tyre përfundon në Gjykatën e Tiranës.

Me padinë që mban numrin e aktit 9994 Mishani kërkon nga Gjykata e Tiranës që të dënojë Zhitin me akuzën e shkaktimit të dënimit ndaj figurës së presidentit dhe familjes së tij. Padia është hedhur në short këtë të martë pranë dhomës civile në Gjykatën e Tiranës dhe është gjyqtarja Mimoza Kajo që do të vendosë nëse do të pranojë apo jo padinë e presidentit të republikës.

Nishani dhe Zhiti janë përfshirë në akuza të ndërsjella mes tyre pasi presidenti refuzoi të dekretoj Zhitin për postin e ambasadorit pranë selisë së shenjtë në vatikan.

Kjo është padia e dytë e depozituar në gjykatë nga Nishani ndaj një ish funksionari të lartë të partisë demokratike pasi më parë në Gjykatën e Durrësit ai ka paditur dhe ish zv/kryeministrin demokrat, Bashkim Kopliku
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.