Presidenti sirian nga Moska i jep mbështetje Putinit për pushtimin në Ukrainë: Po luftojnë kundër nazistëve
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka zhvilluar një vizitë në Moskë, ku është takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, Assad ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Rusinë në luftën në Ukrainë gjatë vizitës së tij në Kremlin.
Bashar al-Assad i bashkohet një liste shumë të shkurtër të liderëve që kanë qenë të zëshëm në mbështetjen e tyre për luftën e Vladimir Putinit.
Zoti Assad mbërriti në Moskë dje dhe sot u takua me presidentin rus në Kremlin.
Gjatë fjalës së tyre për mediat, Assad tha se Rusia po luftonte neonazistët dhe “nazistët e vjetër” që Perëndimi kishte marrë dhe tani po i mbështet.
Si Kievi, ashtu edhe Perëndimi thonë se akuzat ruse se Ukraina është bërë një vatër e nazizmit dhe “rusofobisë” janë pretekst të pabazë për një luftë të paprovokuar agresioni.
Rusia është mbështetësi kryesor i Asadit dhe ka një prani të gjerë në Siri, ku lufta civile ka vrarë rreth 500,000 njerëz.
Me mbështetjen e ushtrisë ruse, Assad ishte në gjendje përmbyste situatën që filloi në 2011 si një kryengritje pro-demokracisë dhe përfundoi në një luftë civile në vend.
Në një votim në OKB të mbajtur rreth përvjetorit të parë të luftës muajin e kaluar, vetëm shtatë vende votuan kundër një rezolute që bën thirrje për përfundimin e luftimeve dhe tërheqjen e menjëhershme të Rusisë nga Ukraina.
Ata ishin Bjellorusia, Siria, Eritrea, Koreja e Veriut, Mali, Nikaragua dhe, natyrisht, Rusia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



